Ivanov i dhurohet Celsi i Tiranës
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, priti sot Presidentin maqedonas, Georgie Ivanov. Pas një bisede që ka zgjatur rreth 30 minuta, krybashkiaku Rama i dorëzoi presidentit të Maqedonisë, çelësin e qytetit të Tiranës, një simbol që i dhurohet të gjithë njerëzve të njohur që vizitojnë Bashkinë e Tiranës.
Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Presidentit maqedonas, Ivanov, në Tiranë, me ftesë së Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Ivanov pati takime me homologun Topi, gjatë së cilës u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet dy Qeverive në kuadër të proçesit të aderimit në BE, me kryeministrin Sali Berisha, si dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Vizita e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, në Tiranë, do të mbyllet me një takim me minoritetin maqedonas që jeton në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)