Ançeloti: Ta largojmë nga mendja finalen e 2008
Trajneri i Çelsit Karlo Ançeloti ka kërkuar nga futbollistët e tij që ta largojnë nga mendja finalen e vitit 2008, ku blutë e Londrës u mundën me penallti nga Mançesteri në Moskë.
Dy skuadrat do të ndeshen në çerekfinale dhe sipas italianit, ajo sfidë duhet harruar. “Unë nuk kam ndonjë ndjenjë hakmarrjeje, sepse nuk kam qenë në Moskë, por nuk e di për lojtarët, - tha Ançeloti. – Nuk mendoj se hakmarrja është një motivim i mirë. Nëse arrijmë finalen, mendoj se do të jetë një hakmarrje e mirë. Nuk duhet të mendojmë për të shkuarën. Me Mançesterin do të jetë e vështirë, nuk jam i kënaqur që na ra në short”, shtoi ai.
“Është sfidë e vështirë, por është gjë e mirë që ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi”, komentoi sulmuesi i Mançester Junajtid Havier Hernandez. Mançesteri dhe Çelsi u përballën me njëri-tjetrin në finalen e vitit 2008 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Koha e rregullt përfundoi 1-1, pas golave të Kristiano Ronaldos dhe të Frenk Lampard, ndërkohë që me penallti ishin “Djajtë e Kuq” ata që triumfuan.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)