E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT: Shumicae emigrantëve nëGreqi, shqiptarë

ATHINE- Shqiptarët mbajnë vendin e parë në listën e shtetasve të huaj që jetojnë e punojnë në Greqi. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në Greqi jetojnë më shumë se 906 000 emigrantë, të cilët përbëjnë 8.1% të popullsisë dhe nga këta shumica, ose 577.000 janë shqiptarë.

Në mënyrë të veçantë, nga 906 000 emigrantë që jetojnë në Greqi, shqiptarët përbëjnë 63,7% të tyre, 2.5% janë ukrainas, 1.9% janë gjeorgjianë, 1.8% pakistanezë dhe 1.5% egjiptianë.

Nga këto shifra EUROSTAT ka dalë në përfundimin se nga 10 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Evropian, 6 prej tyre jetojnë në Greqi.

Rritja e numrit të përgjithshëm të emigrantëve në Greqi vlerësohet të jetë fakti që Greqia ka një vijë të gjatë bregdetare të favorshme për hyrjen e të huajve.

EUROSTAT publikoi gjithashtu të dhëna për papunësinë në Greqi, ku natyrisht më të prekurit nga kjo dukuri janë emigrantët, të cilët punojnë kryesisht në ndërtim dhe në punë bujqësie, 2 fusha që kanë marrë një goditje të madhe nga kriza.

Sipas të dhënave të Eurostat për të papunët në janar 2011, Greqia është në 4 vendet e para të zonës së euros me papunësinë më të madhe duke kapur shifrën 13.9%.

Për muajin e parë të këtij viti, papunësia më e lartë në zonën e euros u regjistrua në Spanjë me 20,4%, e ndjekur nga Sllovakia me 14,5%, Estonia me 14,3% dhe Greqia me 13,9 % e më pas Irlanda me 13.5 %.

Në kategorinë e të papunëve në Greqi, 11.9% janë meshkuj dhe 18.7% janë femra. Mosha më e prekur është nga 15-24 vjec.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›