E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani nuk ia del në “San Siro”, vetëm 1-1 ndaj Marsejës

Gjithçka u vendos në minutat e para të takimit. Borielo i dha avantazhin skuadrës së Leonardos në minutën e 10-të, por gëzimi i kuqezinjve ka zgjatur vetëm gjasthë minuta. Është Luço Gonzalez ai që rikthen barazpeshën.

Më pas gjithçka ishte e barabartë, me francezët paksa më këmbëngulës, madje duke rrezikuar seriozisht portën e Didës. Brandao goditi tranversën, ndërsa Diavara tronditi shtyllën, duke rrezikuar që Milani të dilte i mundur nga kjo ndeshje.

Megjithatë, nga një pikë për të dy ekipet dhe duket se gjithçka do të vendoset në takimet e fundit. Asgjë nuk është përcaktuar në këtë grup (Reali ka 10 pikë, Milani 8, Marseja 7 dhe Zyrihu i eliminuar 3). Pas dy javësh do të vendosen fatet e tre ekipeve të para: kush do të kalojë grupin dhe kush do të luajë në Ligën e Europës.

Milani do të udhëtojë drejt Zvicrës për të kërkuar kualifikimin përballë Zyrihut, që tashmë i ka “larë duart” nga çdo lloj objektivi përsa i përket një kualifikimi të mundshëm, qoftë edhe në Ligën e Europës. Ndërkohë që Olimpiku i Marsejës do të presë në “Velodrom” Realin e Madridit, në një ndeshje që do të përcaktojë shumë.

Milan 1 – 1 Olimpik Marsejë, (Borielo 10’ / L.Gonzalez 16’)

Milan (4-3-3): Dida 6; Oddo 5 (28' Abate 5), Nesta 6,5, Thiago Silva 6,5, Zambrotta 5; Ambrosini 6, Pirlo 6, Seedorf 5,5; Pato 5, Borriello 6,5, Ronaldinho 6. (Storari, Kaladze, Antonini, Flamini, Huntelaar, Inzaghi). Trajner: Leonardo.

Olimpik Marsejë (4-1-3-2): Mandanda 5,5; Bonnart 6, Diawara 6, Heinze 5, Taiwo 6,5; Lucho 6 (66' Koné 6); Abriel 6, Cissé 6,5, Cheyrou 5,5 (85' Morientes); Brandao 5, Niang 7 (73' Ben Arfa 6). (Andrade, Hilton, Valbuena, Kaborè). Trajner: Deschamps.

Gjyqtar: Webb (Angli).

Kartonë të verdhë: 34' Ambrosini (M), 59' Zambrotta (M), 93' Heinze (OM)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›