E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambrota: Në shtëpi luajmë më vështirë

Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrota, është i vetëdijshëm se kuqezinjtë luajnë më vështirë në shtëpi, por nuk e di se cila është arsyeja për këtë.

"Ndjejmë lodhje pasi, krahas çdo respekti për Marseille, ne kishim dy ditë më pak. Ata luajtën në fillim të fundjavës dhe ne të dielën. Në pjesën e dytë kjo ishte vendimtare. Ata ishin më të freskët dhe më aktiv. Por ne mund të jemi të kënaqur pasi jemi më afër fazës së ardhshme", ka thënë Zambrota.

"Nuk mund të kuptoj se pse luajmë më vështirë në San Siro, por po ashtu është e vërtetë se merituam ta fitojmë Zurichun këtu. Por do të fitojmë në Zvicër dhe do të kualifikohemi", ka shtuar ish-lojtari i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›