Aksidenti në autostradë, vdes 40-vjeçari

Aksident i rëndë me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti i shtetasit Nexhmedin Plaka është përplasur me një shtyllë, dhe për pasojë 40-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime.