Aktorja e Hollywood-it Karen Black shuhet në moshën 74-vjeçare
SHBA- Ylli i Hollivudit Karen Black, e cila u shfaq në filma kult, të tilla si ‘Easy Rider’, ‘Nashville’ dhe ‘Five Easy Pieces’, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
Jashtëzakonisht pjellore, e lindur në Illinois aktorja u shfaq në më shumë se 100 filma mbi një karrierë që përfshin 40 vjet.
Ajo vdiq në një klinikë në Los Angeles, tre vjet pasi u diagnostikua me kancer.
Roli i saj i madh, në vitin 1969, ishte si një prostitutë që merr drogë me Peter Fonda dhe Dennis Hopper në ‘Easy Rider’.
Black fitoi një nominim Oscar dhe një çmim Golden Globe për një nga rolet e saj më të paharrueshme si kamariere.