E Diel, 1 Nëntor 2026

Shorti i Ligës së Europës, përballje të vështira për Juventusin e Milanin

Juventus do te luaje ne grupin A te Liges se Evropes ku do te perballet me Manchester City, Salzburg dhe Lech Poznan. Ky ka qene verdikti i shortit i hedhur sot ne Nion, qe ka prcaktuar edhe grupet e tjera te kompeticionit te dyte per nga rendesia ne futbollin evropian per klube. Italianet do te gjejne rivalitetit e fuqishem te nje prej skuadrave qe ka shpenzuar me shume ne kete merkato dhe qe ne te njejten kohe drejtohet nga nje njohes shume i mire i futbollit italian, Roberto Manchini.

Ndeshjet ne grupet e Europa Lige do te sjellin te tjera prballje shume te rendesishme si ajo ne grupin grupin B, ku spanjollet e Atletikos se Madridit jane shortuar bashke me gjermanet e Bajer Leverkusen, Rosemborgun dhe greket e Aris te Selanikut.

Liverpuli eshte shortuar ne nje grup me te vertete te hekurt, pasi anglezet e drejtuar nga Ray Hodgson do te luajne kunder formacionit rumun te Steauas se Bukureshit, atij italian te Napolit dhe holandezeve te Utreht.

Perballe interesante do te ofroje grupi J, ku Sevilja, Parsi SG dhe Borusia e Dortmundit do te kerkojne te sigurojne kualifikimin per ne raundin tjeter te ktij kompeticioni. Liga e Evropes do te nise me ndeshjet e para ne grupe ne daten 16 shtator.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›