Zyrtare: Diego lojtar i Wolfsburgut

Juventusi ka konfirmuar me anë të një deklarate zyrtare se mesfushori brazilian Diego i është bashkuar ish-kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg.
Për të marrë shërbimet e brazilianit, klubi i Bundesligës i ka paguar 15.5 milionë euro Zonjës së Vjetër, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
"Juventusi komunikon se ka mbyllur marrëveshjen me VfL Wolfsburg GmbH për transferim të përhershëm të Da Cunha Diego për një shumë prej 15.5 milionë euro që do të paguhet sapo lojtari nënshkruan kontratën e tij", thuhet në deklaratën e Juventusit.