E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perandori”: “Ndihem një tjetër Adriano”

Adriano Leite Ribeiro deri në fund të qershorit të vitit 2008 do të jetë një futbollist i San Paolos. Marrëveshja u arrit të mërkurën në mbrëmje gjatë një takimi pune ku morrën pjesë, përvec prokuratorit të brazilianit, Gilmar Rinaldi, drejtori teknik i Interit, Marko Branka dhe njeriu i llogarive zikaltëra, Rinaldo Gelfi. "Perandori" këmbënguli fort për këtë vendim dhe për të dëshmuar drejtuesve të klubit të Interit dëshirën e tij për t'u kthyer në atdhe, dërgoi agjentin e tij për të diskutuar detajet e marrëveshjes së huazimit. Adriano do të marrë nga Interi gati 50 për qind të pagës që merrte te Interi (2.7 milionë euro deri në fund të sezonit). San Paolo e donte huazimin e lojtarit falas, por i duhet të bënte një sforco ekonomike për të bërë të mundur pjesëmarrjen e Adrianos në Kupën Libertadores (Liga e Kampioneve e Amerikës së Jugut). Adriano e shikon aktivizimin me San Paolon edhe si një mundësi rikthimi në Kombëtaren braziliane. "Në këto momente ndihem një tjetër"- tha sulmuesi i Interit, Adriano për televizionin "SKY" pak orë pas arritjes së marrëveshjes. "Ndihme një Adriano tjetër. Në Itali nuk ia dola të gjeja këtë lumturi me skuadrën dhe me veten time. Duhet të falënderoj vetëm Moratin, që besoi te mua dhe më dha mundësinë të vija këtu (te San Paolo), pasi e dija se kjo është një skuadër e madhe, një president i madh dhe gjithcka është e mirë. Qysh kur kam arritur në Brazil, - vazhdon Adriano, - jam ndjerë shumë mirë dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme, pasi jam një person që më pëlqen të qesh, të bëj shaka, më pëlqen të jem në rregull me veten. Ishte më të vërtetë një gjë për të cilën kisha nevojë". Adriano nuk harroi t'u përcillte urimet e Krishtlindjeve të gjithë shokëve të tij dhe tifozëve zikaltër: "Mos më harroni. Jam këtu për të punuar më shumë dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›