Erikson: “Ibra një gjigand”

Stadiumi "San Siro" është i shitur plotësisht për derbin e së dielës, Inter-Milan, ku priten të jenë më shumë se 80 mijë spektatorë. Interi dominon bindshëm Serinë A, ndërsa Milani lan ndeshjen e parë pas fitimit të Botërorit të Klubeve. Zlatan Ibrahimovic e ka rikuperuar plotësisht dëmtimin dhe pasi nuk luajti në ndeshjen e Kupës së Italisë me Rexhinën, do të jetë në derbi. Një mendim për Ibrahimovicin e ka dhënë edhe ish-trajneri i Lacios, Sven Goran Erikson. "Unë kam lexuar krahasimet me Marko van Bastenin, por unë jam i bindur se Zlatan është Zlatan dhe është unik. Ai është një gjigand me teknikën e një braziliani. Unë i kam thënë Mancinit se nëse ai do ta ndjente veten të shqetësuar nga Ibra unë do ta merrja atë në Angli duke paguar cdo cmim".