E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, trajnohen 1679 police ne Tirane

Rreth 1679 punonjes policie te trajnuar, do te angazhohen per sigurimin e procesit zgjedhor qe do te zhvillohet ne 28 Qershor. Ky grup pune, i trajnuar nga Zv/ Drejtori per Rendin dhe Sigurine ne Drejtorine e Policise se Tiranes, jo vetem do te kete nen monitorim situaten elektorale por dhe do te krijoje komunikim me median per te dhene informacionet e mundshme. Perpilimi i informacionit, do te kryhet bazuar ne Manualin e miratuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, duke synuar ne prezantimin e angazhimit te strukturave te policise, per te garantuar qetesi publike gjate zhvillimit te aktiviteteve elektorale. Ne te gjitha fazat e fushates elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›