Lufta ndaj trafikut te njerezve BE kerkon mbrojtje per viktimat
Nga Christoph Hasselbach
BRUKSEL - Ne diten e BE kunder tregtise me njerez Komisioni Evropian kerkoi mbrojtje me te mire te viktimave. Vetem nje pjese te vogel te qindra mijera viktimave te terhequra me perdhune cdo vit ne BE i jepet ndihma e nevojshme.
MBI 300 MIJE RASTE
Eurodeputetja suedeze njekohesisht raportuese per temen e tregtise me njerez Anna Hedh paraqiti ne qershor ne Parlament nje tablo te trishtueshme. Sipas saj cdo vit ne BE njoftohen me shume se 300.000 raste tregtie me njerez bashke me rastet e pazbuluara shifra mendohet te jete shume me e larte. Ne vitin 2010 njerezit ne Evrope tregtohen si skllever megjithese skllaveria ketu u ndalua para me shume se 250 vjetesh. Keta njerez detyrohen ti hyjne prostitucionit punes se detyruar lypjes dhe shpesh ne fund ata kane nje pronar. Tregtia me njerez eshte nje nga krimet me te keqija ne bote dhe fatkeqesisht rendesia e saj po rritet. Ajo eshte nje shkelje e rende e te drejtave te njeriut dhe ne ne BE bejme gjithcka mundemi qe te drejtat e njeriut te respektohen.
NDIHMA E EUROPOLIT
Luften kunder tregtise me njerez e zhvillojne para se gjithash shtetet anetare me suksese te ndryshme. Por vendimtare jane edhe mbeshtetja dhe bashkerendimi i zyres se perbashket policore evropiane Europol. Megjithate Steve Harvey ekspert te Europoli per tregtine me njerez ankohet per nje angazhim teper te vogel ne temen e tregtise me njerez.
Survejimi kontrollimi i thirrjeve telefonike dhe i postes perdorja e hetuesve te fshehte informatoret e paguar keto jane metoda te vecanta hetimi te cilat perdoren perdite per ndjekjen e krimineleve te tjere profesioniste por ne tregtine me njerez pothuajse aspak. Nuk e di perse.
LUFTA NDAJ TRAFIKUT
Harvey mendon qe BE-ja duhet te krijoje sic thote nje mjedis armiqesor per kontrabanduesit e njerezve. Per fat te keq thote tani per tani nuk eshte keshtu. Ne nje kohe qe tregtia me njerez konsiderohet si krimi i trete me fitimprures pas tregtise me droge dhe asaj me arme rreziku per tu zbuluar duket te jete vecanerisht i vogel ne tregtine me njerez. Ne pergjithesi ne BE ka konsensus qe viktimat te mbrohen dhe qe denimet per keqberesit te harmonizohen dhe te ashpersohen. Javet e ardhshme shtetet anetare dhe Parlamenti do te negociojne per nje amendament ligjor. Ai mund te miratohej para fundit te vitit.
Marre nga Dojce Velle
Drejtuesi i Karitas Nikolla Vemendje ndaj skllaverimit
TIRANE - Niveli i trafikimit te qenieve njerezore eshte ne renie ndonese duhet te rritet vemendja ndaj formave te ndryshme te skllaverimit sepse ne zonat rurale ky fenomen dominon. Ndonese trafikimi i qenieve njerezore i ka fillesat qe ne krijimin e njerezimit Albert Nikolla perfaqesues i shoqerise civile dhe drejtues i Karitasit deklaroi se Karitasi i krijuar qe ne vitin 1992 i shtrire me mbi 120 qendra ne mbare vendin mundohet te dominoje ne parandalimin e ketij fenomeni. Persa i takon Konferences se mbajtur diten e djeshme ne Ministrine e Puneve te Brendshme me te cilen perkonte me diten Europiane kunder trafikimit Karitasi shqiptar ne te cilen ben pjese ne kete kualicion e perkujtoi daten 18 tetor si nje dite sensibilizimi dhe kordinimi mes aktoreve qe jane ne terren.
BARI - Nje trafik i jashteligjshem i mbeturinave nga Italia drejt Shqiperise eshte zbuluar ne portin e Barit. Funksionare te zyres se Doganave ne Bari ne bashkepunim me njesine operative ekologjike te karabinierise mengjesin e djeshem kane sekuestruar ne portin italian nje ngarkese me pajisje elektroshtepiake te dala jashte perdorimi. Materiali ne fjale qe po tentohej te eksportohej ne menyre te jashteligjshme ne Shqiperi dhe perbehej nga 92 lavatrice 68 frigorifere dhe dhjetra pajisje te tjera elektroshtepiake te dala jashte perdorimit. Lajmi eshte botuar ne faqet online te gazetave italiane te cilat sqarojne se mbetjet u gjeten brenda nje kamioni te mbuluar me tende. Shoferi i kamionit eshte arrestuar nga autoritetet e drejtesise si dhe eshte sekuestruar ngarkesa.
Moti bllokon per disa ore tragetin Sarande-Korfuz
SARANDE - Moti plot shi dhe ere qe ka perfshire jugun e vendit tone ka shkaktuar paralizim ne linjen e trageteve Sarande-Korfuz dhe Korfuz-Sarande. Deti 7-8 balle shiu dhe ererat e forta qe kane fryer diten e djeshme kane shkaktuar vonesa ne mberritjen e tragetit Korfuz-Sarande traget qe duhet te kishte mberritur qe ne oren 1000 kurse trageti Sarande-Korfuz duhet te nisej ne oren 1200 por nisja u shty deri ne permiresim te motit. Autoritetet portuale te Sarandes bene te ditur se funksionimi i linjes se tragetit do te normalizohet vetem pas permiresismit te kushteve atmosferike.
Dherat krijojne probleme ne aksin Gjirokaster-Tepelene
GJIROKASTER - Reshjet e shumta te shiut te rena gjate diteve te fundit kane shkaktuar rreshqitje dheu ne aksin nacional Gjirokaster-Tepelene. Pjesa me problematike eshte ne kilometrin e 18-te te rruges. Per te lehtesuar levizjen e mjeteve ne kete aks te rendesishem nacional Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne Gjirokaster ka marre nje sere masash. Ne kete aks punohet me sherbim 24 ore per pastrimin nga dherat qe rrezohen nga lartesia e kodres. Ne kete aks dhe vecanerisht ne kilometrin 18 jane vendosur mjete dhe punetore qe pastrojne rrugen sa here qe shfaqen probleme.
21 Tetor 2010