Skipista e Dardhës ende pa asnjë shpresë fillimi
20/07/2009 “Strabag” ka detyrimin t’u përgjigjet dardharëve
Korçë- Lajmi që bënte të ditur se fshati turistik i Dardhës në rrethin e Korçës do të kishte një skipistë të parametrave bashkëkohorë, saktësisht mbërriti në fund të shtatorit të vitit 2006, por që nga ajo ditë edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vjet në fshatin e Dardhës ende nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se aty ka filluar puna për ndërtimin e skipistës, madje nuk ka asnjë informacion nëse kjo skipistë do të bëhet realitet apo do të mbetet si një projekt i përjetshëm në letër. Tashmë ata që nuk i besojnë më këtej projekti janë vetë banorët e fshatit Dardhë. Sipas lajmit, i cili u prit me shumë entuziazëm nga dardharët, skipista do të kishte një gjatësi prej1400 metra, gjerësi 40 metra dhe pjerrësi prej 29 për qind, por ndërkohë do të instaloheshin edhe makineri të tjera për prodhimin e dëborës, me qëllim që sporti i skive të vijonte edhe në stinën e verës. Gjithçka që thuhej ishte tepër e bukur. Sigurisht skipista do të pajisej edhe me teleferik, por edhe me ambiente të tjera, të cilat do të ishin në funksion të skipistës, çka tërhoqi edhe vëmendjen e diasporës së SHBA-ve, të cilët do të vinin të investonin në Dardhë, pasi një pjesë e mirë e tyre e kishin origjinën nga ky fshat. Tashmë gjithçka është shndërruar në një zhgënjim të madh.
Skipista dhe teleferiku do të ishin investime të Koncernit Austriak “Strabag. Kjo e fundit pasi kishte dërguar përfaqësuesit e saj në fshatin turistik të Dardhës kishte mbetur mjaft e kënaqur nga kushtet që ofronte kjo zonë. Por që “Strabag”-u të fillonte nga ndërtimi i skipistës, së pari vendosi disa kushte për qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor. Kërkoi asfaltimin e rrugës Boboshticë –Dardhë, sigurimin e lejes së ndërtimit, lejen e mjedisit, transportin e pajisjeve për skipistën dhe teleferikun, studimin e relievit të tokës etj. Tashmë e ka radhën “Strabag”-u të shprehet, nëse i përmbahet premtimit të tij apo ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga ky projekt kaq i mirëpritur.