Shpallen fituesit për degën e punës sociale dhe psikologjisë
18/12/2009 Studimet part-time në Fakultetin e Shkencave Sociale
Janë publikuar gjatë ditës së djeshme fituesit e fundit për pranimet në ciklin e studimeve part-time për vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave Sociale. Sipas të dhënave të raportuara nga drejtuesit e fakultetit, për programet e para të studimit në degën e punës sociale janë pranuar gjithsej 82 kandidatë, ku mesatarja e fituesit të fundit të pranuar ka arritur në 7.25. Ndërsa për fakultetet e dyta, po në këtë degë, janë pranuar 18 kandidatë, ku mesatarja e fundit e pranuar ka rezultuar jetë 5.35.
Për degën e psikologjisë për studimet e programit të parë janë pranuar 67 kandidatë, ku mesatarja e fituesit të fundit ka arritur në vlerën e 7.41, ndërsa për programet e fakultetit të dytë, po në këtë degë, janë pranuar rreth 33 kandidatë, ku mesatarja e fundi e pranuar është 5.81. Këta kandidatë, ashtu si dhe fituesit e shpallur një ditë më parë, duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin, që do të vijojë deri më datën 22 dhjetor pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse. Regjistrimi quhet i përfunduar vetëm kur dorëzohet dëftesa origjinale e shkollës së mesme për programet e para të studimit.
*Lista e plotë gjendet në numrin e sotëm të 2Metropol"