E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në median shqiptare, konferencë shkencore e departamentit të gazetarisë

Janë të shumta mendimet për situatën e medias shqiptare. Por çfarë mendojnë studentët dhe pedagogët e departamentit të gazertarisë në univeristetin e Tiranës. Nisur nga kjo, fakulteti i Historisë dhe Filologjisë organizoi sot një konferencë me temë "Gjendja dhe perspektiva e komunikimit politik në kushtet e shoqërisë së sotme shqiptare", ku studiues, pedagogë, gazetarë dhe analistë mbajtën kumtesë lidhur me këtë temë.
Mark Marku, një nga pedagogët më të njohur në rolin e moderatorit u shpreh se media shqiptare ëhstë aktualisht në fazën e pjekurisë teksa kemi filluar të shqetësohemi për funskonimin e saj.
Ndërkohë dekani i fakukteti të Histori - Filologjisë , Shezai Rrokaj dha lajmin për hapjen e doktoraturës në gazetari.
Përgjatë konferencës u mbajtën edhe kumtesa të tjera ku spikatën ato të pedagoges Iris Luarasi, Hamit Boriçi, Genta Skura, Jonila Godole, Salajdin Saliu, Ylber Lili si dhe Rajmonda Nelkut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›