E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen rezultatete zgjedhjeve në Partesh

PRISHTINE- Organizata joqeveritare, Demokracia në Veprim, i ka publikuar sot rezultatet paraprake për zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit. Sipas këtyre rezultateve, për postin e kryetarit të komunës udhëheq Nenad Cvetkovic me 47, 4%, pastaj Todor Mirkovic me 25,5%, në vend të tretë është Vesna Jovanovic me 23,0%, ndërsa 4,2 % të votave thuhet se i ka marrë Goran Milloshevic. Ndërkohë sipas rezultateve preliminare për Kuvendin Komunal të Parteshit, Demokracia në Veprim e ka radhitur partinë "Zaviçaj" me 40,0% në vendin e parë, JSL thuhet se ka fituar 20% të votave, pastaj Narodna me 17,7%, e pasuar nga Gizzo me 16,7% dhe SSSD ja me 5,6 %. Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale në Partesh pritet të bëhen publike së shpejti edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Pjesmarrja mbi 65%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në komunën e Parteshit, deri në orën 19:00, orë kur edhe janë mbyllur kutitë e votimit në zgjedhje kanë dalë 2292 votuesë ose 65.34%, nga gjithsej 3508 qytetarët me të drejtë vote.

Parteshi është komunë e re më shumicë serbe, e formuar në bazë të procesit të decentralizimit.

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Partesh qenë shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar për qershor te këtij viti, pasi, siç thuhej, atëherë nuk ishin përmbushur të gjitha kriteret për mbajtjen e tyre.
Në këtë komunë konkurruan kandidatët e katër subjekteve politike serbe, kurse vëzhgimi u bë nga 150 vëzhgues. Mediat kosovare nuk kanë raportuar për incidente gjatë momenteve të votimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›