Shtyhet seancapër cështjen “Gërdeci”
TIRANE-Seanca për cështjen me të madhe gjyqësore, atë të tragjedisë se Gerdecit është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Cështja mbi tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dëme të shumta materiale ishte parashikuar të vazhdonte me seancën e radhës sot në Gjykatëne Shkallës së Parë në Tiranë.
Mungesa e 5 avokatëve në seancën ku priteshin të dëgjoheshin dëshmitë e radhës shkaktoi kaos dhe si pasojë trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës së ditës së tome për në datën 28 Qershor.
Shtyja e seancës ka sjellë pakënaqësi tek të afërmit e viktimave që po ndjekin procesin nëcdo seancë, shumica prej tyre dëshmitarë.
Cështja “Gërdeci” konsiderohet më e madhja në historinë gjyqësore, pasi përmban 29 të pandehur, (3 të arrestuar) dëgjimin e dhjetra dëshmive. Të pandehurit akuzohen për shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve Albademil më 15 mars 2008.
Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.
(d.b/BalkanWeb)