Fier buxheti i pamiratuar i bashkise bllokon shpronesimet
Buxheti i pamiratuar i Bashkise se Fierit per vitin 2010 ka vene ne rrezik edhe procesin e shpronesimeve per interesa publike. Drejtori i departamentit juridik ne Bashkine e Fierit Luan Cala tha dje se behet fjale per ato familje pronat e te cilave jane prekur nga investimet e kryera prej bashkise gjate vitit 2009 e me pare. Parate per shpronesimet nuk u jane dhene 90 familjeve qe jane prekur ne prona gjate vitit 2009 nderkohe qe jane ende pa u shpronesuar edhe 176 familje nga vitet e shkuara pikerisht per periudhen e para vitit 2009.
Ka me dhjetera familje te cilat nuk jane paguar. Eumlshte e vertete qe ato vijne perdite prane bashkise per te kerkuar te drejten e tyre. Vonesat ne pagesen e shpronesimeve kane tre vjet qe rendojne si problem per bashkine dhe per vete familjet qe preken prej tyre tha Luan Cala.
Ai sqaroi se 90 familjet e papaguara per vitin 2010 kane kryer proceduren e nevojshme dhe problemi ka mbetur pikerisht te keshilli bashkiak dhe te buxheti i pamiratuar i bashkise.
Fondi i shpronesimeve eshte perllogaritur te jete 27 milione leke te reja per vitin 2010 por ai ka mbetur i bllokuar.
Procedura mbetet pezull si pasoje e Keshillit Bashkiak Fier. Ky keshill nuk eshte mbledhur dhe sic e dime per vitin 2010 nuk ka miratuar as buxhetin i cili gjendet akoma ne dyert e gjykatave. Ne si zyre juridike e kemi derguar dosjen e shpronesimeve prane sekretariatit te keshillit dhe tashme problemi qendron ne kete institucion sqaroi juristi i Bashkise se Fierit Luan Cala.