Sulm me maska ne Burrel

Një ngjarje e rëndë është shënuar në aksin Burrel- Milot. Rreth orës 02 : 20 minuta të së shtunës në vendin e quajtur Bushkash në tentativë grabitje është qëlluar me armë nga persona ende te paidentifikuar një furgon me targë MT 3389 A i cili drejtohej nga shtetasi Petrit Nura 56 vjec. Nga policia bëhet e ditur se nga sulmi me armë nuk ka patur të lënduar përveç dëmeve materiale të furgonit. Mësohet se në furgonin që transportonte mall ndodhej shoferi bashkë me një pasagjer tjetër. Nga policia dyshohet të kenë qenë dy ose tre vetë të maskuar dhe me armë që kanë qëlluar drejt furgonit. Në komisariatin e Matit janë shoqëruar mbi 20 persona për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët .