E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallin programin teatror

Edicioni i sivjetmë i festivalit ndërkombëtar të studentëve të filmit dhe teatrit, Skena Up, fillon më 3 dhjetor dhe përfundon më 9 dhjetor. Organizatorët e festivalit kanë publikuar të martën pjesën teatrore të programit të festivalit.

Organizatorët pohojnë se pjesë e festivalit të sivjetmë Skena Up do të jenë shumë filma e shfaqje kreative dhe ekzotike.

“Këto shfaqje guxojnë t’iu shikojnë në sy dhe t’iu rrëfejnë tregimet e tyre. Për këtë arsye adhuruesit e teatër nuk duhet ta humbin rastin që t’i shohin shfaqjet që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, si Belgjika, Spanja, Irani, Franca, Maqedonia, Gjermania, Zvicra dhe Kosova”, nënvizohet në kumtesën e organizatorëve të festivalit Skena Up, që i paraprinë edicionit të 10’të të tij.

Sipas organizatorëve, nga 50 aplikacionet e arritura për pjesëmarrje, janë përzgjedhur vetëm nëntë shfaqje, megjithëse vendimi ishte shumë i vështirë “për shkak të punimeve fantastike të ardhura sivjet”.

Ndryshe, pjesë e programit të sivjetme teatror të festivalit Skena Up janë shfaqjet: “Solfatara” (Spanjë), “L’Absent” (Belgjikë), “Dance and Short Fiction” (Gjermani), “Këngëtarja Tullace” (Kosovë), “Hamleti” (Zvicër), “Fantasy Nº10;The Beauty of Life” (Spanjë), “Agmia” (Kosovë), “Swim Team” (Iran), dhe “The Lover” (Maqedoni). Risi e sivjetme është se programi konkurrues teatror do të përbëhet edhe nga tri shfaqje mysafire. E para është premiera e shfaqjes “Mësimi”, në regji të Bekim Lumit; e dyta është shfaqja nga Franca “Black Rainbow”, e cila flet për tregimin jetësor të një serbeje të re kosovare që ka ikur në Francë; dhe e treta është shfaqja kosovare, respektivisht projekti studentor, “Ëndrra e një Nate Vere”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›