E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezitë e Bashotës, në bullgarisht

Libri me poezi “Bukuri e nëmur”, i poetit Sali Bashota, i botuar nga PEN Qendra e Kosovës, këtyre ditëve u botua edhe në Sofje, nga shtëpia botuese Balkan, me përkthim të diplomantes së Degës së Ballkanistikës, në Universitetin e Sofjes, Denica Veleva.

Parathënien e librit e ka bërë albanologia dhe studiuesja e njohur, Rusana Bejleri, e cila është profesoreshë në po këtë universitet.

Vepra “Bukuri e nëmur”, e vlerësuar si libri më i mirë me poezi në vitin 2008, paraprakisht u botua në gjuhën frënge, në Cyrih, nga shtëpia botuese Xanthippe Edition ASPASIA, me përkthim të Frédérique Duversin dhe me parathënie të Yvonne-Denise Kochli.

Deri tani, poezia e Bashotës është përkthyer në disa gjuhë të huaja, duke e bërë atë ndër poetët më të përkthyer kosovarë. Bashota është nderuar me çmime dhe shpërblime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, si Pjetër Bogdani, Çmimi i Ministrisë së Kulturës, Serembe, Menada, Pena e Artë, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›