Shpat Deda do te rikthehet “Pergjithmone”
Nje nga kengetaret me nje ze shume te vecante sic eshte Shpat Deda, i cili i ka munguar per nje periudhe kohe skenave dhe ekraneve muzikore, se shpejti do te lancoje kengen e tij me te re, te titulluar “Pergjithmone”, e cila do te vije e shoqeruar me videoklip. Regjia dhe montazhi i videoklipit te kenges “Pergjithmone” jane bere nga Daniel Mulloi, regjisor i njohur i filmave te shkurter nga Britania e Madhe, puna e te cilit ka triumfuar ne dhjetera festivale prestigjioze nderkombetare te filmit, si ‘Sundance’, BAFTA etj. Kenga do te jete edhe pjese albumit te dyte te kantautorit nga Kosova, i titulluar “Dathe”, album i cili eshte ne fazat perfundimtare te produksionit. Shpati ka premtuar edhe realizimin e dy videoklipeve te tjera te kengeve qe jane pjese e albumit te ri, te cilat do te lancohen brenda ketij viti.