Rishfaqet Bjordi, kete here si aktor videklipesh
Bjordi Mezini, djali simpatik qe u be i njohur te “Big Brother 2”, gjithnje e ka shprehur deshiren e tij per t’iu perkushtuar botes se filmit dhe regjise. Pas nje eksperience te pare qe ka pasur ne bashkeprodhim shqiptaro-italian ku ka interpretuar edhe kengetarja e njohur Ciljeta Xhilaga, duket se Bjordi ka mundesi qe ta materializoje perseri kete deshire. Pak dite me pare, ai ka qene i angazhuar ne nje projekt shume serioz, sic eshte regjistrimi i klipit te ri te kengetarin hip-hop, Noizyt. Bjordi gjithashtu ka qene pjesemarres edhe ne nje projekt tjeter, qe eshte klipi i kenges “Ndarja”, me te cilen kengetarja Alberie Hadergjonaj konkurron ne “Top fest”. Kesaj here Bjordi eshte zgjedhur per te bere aktorin, se bashku me nje vajze te re. Megjithese ai ka nje periudhe kohe qe nuk po jeton me ne Shqiperi, duket se nuk eshte harruar nga kengetaret ketu, te cilet po e angazhojne neper klipet e tyre.