E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpati rikthehet me videoklip

Shpat Kasapi, sikur shumica e këngëtarëve shqiptar, gjatë nëntorit ka agjendë të ngjeshur me koncerte, në vendet ku jetojnë shqiptarët.Pavarësisht kësaj, ai ka ndarë kohë për të realizuar një videoklip të ri, xhirimet e të cilit kanë nisur në Tiranë, të premten në mbrëmje.

Këngëtari nga Maqedonia,  rikthehet me këtë videoklip që do të ketë në fokus ngjarjet e viteve 60-70, periudhë kjo që është kthyer në trend për këngëtarët. Sipas mediave shqiptare, në xhirime janë përfshirë shumë modelë dhe modele, që kanë sfiluar për stilistin Joni Peçi.

Kasapi ka filluar të merret me muzikë që 12 vjeç, ndërkohë që sot shijon suksesin, famën dhe paratë.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ai ka thënë se nuk e sheh vetën të famshëm dhe mundohet të jetë si të gjithë të tjerët edhe pse bën punën e një personazhi publik. Ndërsa, honorari i tij më i lartë ka qenë në një koncert në Amerikë, mbrëmje prej 16 mijë dollarësh. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›