U plakën Gili dhe Sinan Vllasaliu

Edhe një bashkëpunim i radhës nga këngëtaret Gili dhe Sinan Vllasaliu, këtë herë dueti do të sjellë një këngë ritmike, të titulluar “U plakem”.
Kënga trajton një temë dashurie që përmban një tekst lirik. Është kjo hera e tretë që Gili bashkë me Sinanin realizojnë duete, vlen të ceket balada “Prapë së prapë” e cila ka thyer rekorde në tregun muzikor.
Gili ndjehet e lumtur që për të tretën herë po realizon kënge me Sinanin, dhe sipas saj kjo këngë që do ta lansojnë me videoklip tani, pritet të pëlqehet në publik.
“Sapo kemi realizuar një këngë bashkë me Sinanin, kënga është pak me ndryshe se bashkëpunimet paraprake, ka një ritëm më të shpejt dhe një tekst mjaft të veçantë.
Edhe kjo këngë është e punuar nga Ilir Berani./Indeksonline/.