Paris Hilton butik në qytetin e shenjtë të Mekës

Trashëgimtarja amerikane Paris Hilton, ka zgjeruar aktivitetin e saj të shitjes së çantave dhe aksesorëve në Arabinë Saudite, me inaugurimin e një dyqani në qytetin e shenjtë të Mekës.
Por kjo ide nuk i ka pëlqyer të gjithëve dhe në fakt ka sjellë shumë kritika.
Lajmi i hapjes së butikut në Mekë, “Handbags and Accessories” është anonçuar nga vet trashëgimtarja në rrjetin social, Twitter.
“E adhuroj dyqanin tim të ri dhe të bukur të sapo hapur në Mekë, në Arabinë Saudite!”, shkruan ajo.
Gjithashtu Hilton shprehet krenare për zgjerimin e aktivitetit të saj dhe shton se ky dyqan është i pesti në këtë vend./Indeksonline/.