Niki, 16 vjeçarja me dy kurora

Kleoniki Delijorgji, është vetëm 16 vjeç dhe këtë vit ka rrëmbyer dy nga kurorat më të rëndësishme të bukurisë shqiptare, atë të “Miss Shqipërisë” dhe të “Miss Globe”. Ajo do të mbahet mend edhe si bukuroshja e 100 vjetorit të Pavarësisë.
"Ndihem shumë e lumtur që mbaj dy kurora për këtë vit dhe njëkohësisht shumë krenare për veten time. Më e bukur për mua është kurora e “Miss Shqipërisë”, pasi e përjetova me më shumë emocion dhe pse “Miss Globe” është më e rëndësishme në botë,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Niki, ka bërë të ditur se ëndrra më e madhe në jetë është që të bëhet një person i suksesshëm në jetë, në mënyrë që familja të ndihet krenare për të. /Indeksonline/