E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtësia, përplas për vdekje të miturin

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se para pak orësh ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 12- vjeçari dhe plagosjen e një tjetri në aksin rural Levan-Frakull e Vogël.

12- vjeçari Qemal Isufaj dhe shoku i tij Klodian Xhemaj po kalonin rrugën kur janë përplasur nga automjeti me targa FR 9212 B. Kjo përplasje ishte fatale për të voglin Qemal Isufaj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur.

Burimet nga policia theksojnë se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po ecte makina.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›