Romina Pauer, pas 17 viteve, kërkon vajzën e zhdukur në Gjermani
Gjëja e fundit nga e cila heq dorë një nënë e dëshpëruar është shpresa: Të mërkurën Romina Pauer, ish- bashkëshortja e këngëtarit italian Albano Karrisi do të paraqitet në një emision special në Gjermani Kush e ka parë?.
Romina do të shkojë në këtë emisionin për të kërkuar vazjën e saj të madhe Jelina Karrisi e cila u zhduk në mënyrë të mistershme 17 vite më parë në SHBA. E di që ajo mund të jetë diku, kurrë nuk do të reshtë së besuari, shprehet Pauer.
Në fakt sipas shumë analistëve të çështjes Jelina mundësit që ajo të gjendet ekzistojnë. Kush e ka parë? është një emision shumë i ndjekur në Gjermani dhe këtë vitë mbush 44 vite transmetim. 42% të rasteve të prezantuara në këtë emision janë zgjidhur.
Vajza e zhdukur e Albano Karrisit dhe Romina Pauer ka qenë dhe mbetet një ndër çështjet më të diskutuar në fushën e zbulimit të personave të zhdukur. Vite më parë këngëtari i njohur italian deklaroi se ishte pajtuar me faktin se vajza e tij kishte vrarë veten. Kjo është diçka e pamundur, nuk ekziston një opsion i till. Jelina nuk kishte asnjë arsye të vriste veten, shprehet Romina.
Pjesëmarrja e Rominës në këtë emision është dhe një mundësi për t`ju dhënë zemër familjeve të mijëra njerëzve të zhdukur për të cilët ende nuk është zbuluar asgjë. Jelina karriqi nëse do të ishte gjallë, këtë vit do të mbushte 40 vjeç. Për faj të dikujt apo diçkaje unë dhe ime bijë jetojmë në këtë mjerim, thekson Romina Pauer, aktualisht 60- vjeç.