Shpenzimet e çmendura për paraqitjen në OKB

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner
Duhet të udhëtojnë nëpër botë për të mbajtur dhe forcuar marrëdhëniet delicate ndërkombëtare, por shpesh nuk ndodh kështu. Diplomatët e pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kanë kaluar më shumë kohë mes luksit, blerjeve të shfrenuara e shisheve të shampanjës, sesa në impenjimet institucionale.
Shpenzime të çmendura
Liderët botërorë dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë shëtitur nëpër qytet duke shpenzuar shifra marramendëse në dyqanet e modës.
Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, sipas New York Post, është paraqitur në asamblenë e OKB-së në Nju Jork, pasi ka kaluar nëpër Paris, ku ka blerë 20 palë këpucë Louboutin me 5.500 dollarë palën, për një shumë totale 110 mijë dollarë. 
Sipas një siti online Hispanically speaking news, ajo së bashku me të bijën, Florencia, as nuk kanë dalë nga dhoma e hotelit George V në Nju Jork, pasi një person i paguar i ka sjellë atyre në dhumë këpucët dhe çantat e markave luksoze si Hermes e Louis Vuitton që ti provonin në komoditetin e dhomës, prej të cilave ka blerë të paktën 20.

Nga ambientet e hotel "Mandarin Oriental"
Por presidentja argjentinase duket se nuk është e vetmja në dëshirën e shfrenuar për luks. Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, nuk e ka fshehur aspak këtë dëshirë, kur ka marrë suitën më të mirë të hoteit Mandarin Oriental në Nju Jork, për të cilën ka paguar paraprakisht 16 mijë dollarë për çdo ditë qëndrimi.