E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Po votojmë sot kundër statusit. Patozi: Ne i kemi votat për presidentin, ju jo

Seanca e sotme plenare është shoqëruar sot me akuza të ndërsjellta mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ka theksuar se kryeministri ka abuzuar teksa ka deklaruar se është opozita ajo që bllokon reformat.
 

“Pikërisht sot në këtë datë të shënuar nga ndërkombëtarët, ne po votojmë kundra vetes për progres raportin e vjeshtës, kundra vetes për marrjen e statutisit kandidat. Axhenda e kuvendit të jetë ajo që kemi miratuar dhe të vazhdojë normalisht seanca e ditës së sotme. Zgjdhja e presidentit është politik dhe moral dhe përsa i përket këtyre të fundit ne duhet të fitojmë kohën e humbur për të plotësuar rekomandimet për përmbushjen e reformave” tha Ruçi.
 

Ruçi gjithashtu ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e Partisë Socialiste sa i përket reformës zgjedhore.  “Opozita ka kërkuar listën e zgjedhësve, certifikimin e kartave të identitetit, opozita ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve që është mollë e ndaluar për kryeministrin, administrimin e zgjedhjeve dhe meqë kryeministri e ka kaq përzemër rekomandimet e ODIHR-it, rekomandimi është rikompozimi i KQZ-së. Ky është rekomandimi themor i ODIHR-it që kryemministri bën sikur e harron. E pra kjo është thembra e Akilit që ODIHR kërkon” shtoi Ruçi.

Ruçi është ndalur edhe në tragjedinë e Himarës, duke shtuar se ngjarja e rëndë e ndodhur në Himarë është një përgjegjësi më shumë për shtetin dhe politikën shqiptare.  “Duhet të nxjerrim përgjegjësi nga Himara. Organet kopetente të bëjnë punën por duhen marrë masa. Në këtë sallë është spekulluar shumë me aksidentet rrugore. Nuk dua të vë gishtin tek askush, por kemi patur gjithmonë shumë ç`të bëjmë për të parandaluar aksidentet”, tha Ruçi.
 

Kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi ka akuzuar opozitën se po tenton të përdorë politikisht tragjedinë e Himarës.  Sipas tij, kush e përdhos kodin e vdekjes mban përgjegjësi, jo vetëm politike por edhe njerëzore. “Kjo vjen nga e një forcë politike që se ka bërë vetëm një herë, por ju them se politik e hienës nuk shpërblehet. E keni bërë me përmbytjen në Shkodër me Kosta Trebickën, doni ta bëni edhe me tragjedinë e Himarës”- shtoi Patozi.
 

Ai ka theksuar më tej se është Partia Socialiste ajo e cila po bllokon reformën zgjedhore. “Mazhoranca ka votat për presidentin e vetme, por s`ka votat për reformën zgjedhore e vetme. PS s`ka votat për presidentin, por ka votat për ta bllokuar reformën. Ja pse kemi, ngecur, sepse PS do bllokimin pasi nuk ka presidentin. Unë ju bëj një sfidë: Hajde të caktojmë një orë për t`i miratuar të gjitha në komision. Por, ju nuk e doni këtë se ju kanë zënë ethet e zgjedhjes së presidentit”, dekaroi Patozi në seancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›