Reali do ta shesë Kakan ngjatë verës

Real Madridi raportohet se gjatë kësaj vere do të marrë parasysh ofertat të cilat vijnë në drejtim të klubit për mesfushorin brazilian Kaka.
Ish-ylli i Milanit deri tani ka dështuar të shkëlqejë në Santiago Bernabeu që nga transferimi i tij prej 67 milionë euro, duke u përballur me dëmtime dhe me rënie të formës.
Dhe, sipas AS, Real Madridi dëshiron ta largojë atë pas një mori paraqitjes zhgënjyese që ka treguar së fundi, pas rikthimit nga dëmtimi.
Për Kaka të interesuar janë disa skuadra angleze, mes të cilave Manchester City dhe Chelsea.