E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërbëhet qeveria rumune, vendi në udhëkryq

Kjo është hera e parë që prej vitit 1990 që një qeveri rumune rrëzohet pas miratimit të një mocioni mosbesimi.
     
"Është nder për një qeveri të shpërbëhet ndërsa favorizon një reformë me objektiv heqjen e privilegjeve", deklaroi kryeministri Boc duke iu referuar reformës së pensioneve që ai mbronte përpara këtij votimi.
     
Dy grupet e opozitës që e kërkuan këtë veprim, Partia Nacional Liberale (PNL) dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve (UDMR), të bashkuar me socialdemokratët (PSD), e kritikonin atë për krijimin e një qeverie "të paligjshme", të formuar vetëm nga ministra të Partisë së tij Demokrate-liberale (PDL).
     
PSD-ja doli nga koalicioni në pushtet më 1 tetor, për të protestuar kundër shkarkimit të njërit prej ministrave të saj.
     
Tashmë i takon presidentit Traian Basescu, i dalë nga PDL-ja, të emërojë një kryeministër të ri.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›