Shpërblehet pritja e punonjësve të Cirkut
Pas mbledhjes që bëri ditën e hënë drejtori i përkohshëm i Cirkut, Fatos Roshi u bëri të ditur 36 punonjësve të Cirkut se nga ai moment, të gjithë ata mund të tërheqin lehtësisht gjithë rrogat e pashlyera nga muaji janar.
Këto vonesa justifikohen me ndërrimin e varësisë administrative që pësoi Cirku nga Bashkia e Tiranës te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.