E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe zyrtarisht jep dorëheqje presidenti i Malit

Presidenti i Malit, Amadou Toumani Toure, ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si pjesë marrëveshjes me udhëheqësit e grushtit të shtetit, për t'i dhënë fund krizës në shtetin e Afrikës Perëndimore.

Ndërmjetësi ndërkombëtar, Djibril Bassole, ministri i Jashtëm i Burkina Fasos, konfirmoi se një letër e dorëheqjes ishte dorëzuar.

Dorëheqja hap rrugën që udhëheqësit e grushtit të shtetit të hiqen mënjanë dhe kryetari i parlamentit të marrë përsipër detyrën e caktimit të zgjedhjeve.

Mali u përballur me një kryengritje separatiste në veri të vendit. Ajo u intensifikua pas grushtit të shtetit nga ana e oficerëve të ushtrisë, më 22 mars.

Në kuadër të afateve të parashikuara në planin e tranzicionit, udhëheqësit ushtarakë do t’ia dorëzojnë pushtetin kryetarit të parlamentit, Diouncounda Traore, që më pas në cilësinë e presidentit do të caktojë një datë për zgjedhjet.

Sapo të jetë bërë betimi, Traore do të ketë 40 ditë kohë për të organizuar zgjedhjet, thuhet në marrëveshjen prej pesë faqesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›