E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samba nuk dorëzohet para racizmit

Mbrojtësi kongolez Chris Samba insiston se mbetet i përqendruar në skuadrën ruse Anzhi Makhachkala, pavarësisht shprehjes së zemërimit pasi ishte cak i racizmit në shtetin që do të jetë nikoqir i Kampionatit botëror 2018.

Një banane ishte hedhur në drejtim të Sambas, pas ndeshjes me Lokomotivën e Moskës muajin e kaluar, incidenti i tretë i kësaj natyre që i ndodh një futbollistit të Anzhit brenda një viti.

“Nuk do të lejoj që komuniteti i vogël i racistëve të më thyejë. Kam karakter të fortë dhe do të vazhdoj të luftoj për skuadrën time”, deklaroi Samba i cili iu bashkua Anzhit nga Blackburn në shkurt për 12 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›