E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tenton të vjedhë kabllin, e zë korrenti

Një 45-vjeçar nga Vlora gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes për shkak të rënies në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm, ku 45-vjeçari Gazmir Lelaj është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike.

Mësohet se 45-vjeçari ka tentuar të vjedhë kabllot elektrike të kabinës, duke menduar se e kishte stakuar energjinë elektrike. Thika e transformatorit është gjetur e ulur jo plotësisht, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe gërshërë metalike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›