Bode vendos: Pensionistëve as një vezë, për administratën dy gjela
Qeveria Berisha ngre supet në fund të vitit. Ajo që është cilësuar vitet e mëparshme nga kryeministri si kartolina e qeverisë së tij për pensionistët, këtë vit do të mungojë. Pensionistët nuk do të marrin asnjë lek si shpërblim në fund të fundvitit.
Por përveçse para pensionistëve, qeveria Berisha ngre supet edhe para punonjësve të administratës, të cilëve do tua reduktojë shpërblimin e fundvitit në 100 mijë lekë të vjetra.
Ka qenë vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili e ka pranuar sot këtë fakt, duke e justifikuar me situatën jo të mirë financiare në fund të këtij viti.
Bode u ndal edhe në çështjen e amnistisë fiskale, për të cilën pranoi dështimin, duke ia vënë fajin opozitës.