Xhufi Lufta me Iranin Berisha po vepron si Knjaz Nikolla
Diplomati e historiani i njohur Pellumb Xhufi ne intervisten per gazeten Shqip shprehet se qendrimet e mbajtura nga Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij ne Izrael i ngjajne mbretit shallvaregjere Nikolles se Malit te Zi i cili perpara nje shekulli ne emer te Rusise moter merrte persiper te kercenonte me lufte cilindo shtet qe i dilte perpara Ai thekson se sulmet deklarative do te demtojne marredheniet me vendet arabe si dhe me Iranin e Turqine.
Zoti Xhufi kohet e fundit Kryeministri Berisha pati nje vizite zyrtare ne Izrael. Atje bene pershtypje te medha qendrimet e mbajtura nga Kryeministri ne lidhje me ceshtjen e shtetit palestinez si dhe per sulmet e mundshme ajrore ndaj Iranit. Berisha ende pa dale nje qendrim i Aleances u shpreh se do ti mbeshteste sulmet ndaj Iranit nese ato ndermerren nga NATO. Si i shihni ju keto qendrime A mendoni se shteti shqiptar po vuan nga nje diplomaci e mirefillte duke mbajtur qendrime te momentit
Qendrimet e Kryeministrit jane thjesht qendrimet e nje njeriu te frustruar i cili shkon te masturbohet ne Izrael kur sheh se vizita e tij e shumedeshiruar ne SHBA i refuzohet sistematikisht. Me kujton paksa paraardhesin e tij ish-kryeministrin socialist i cili bente deklarata te fuqishme antieuropiane me shprese se George W. Bush do ti bente nje ftese per te vizituar SHBA-ne. Nuk perjashtoj qe ne kuadrin e projektit te tij plackites Shqiperia nje euro Berisha te kete shkuar edhe njehere ne Izrael per te perfunduar edhe ndonje biznes familjar. Por si ne rastin e pare edhe ne te dytin vizita e tij eshte e destinuar te perkeqesoje poziten nderkombetare te Shqiperise dhe jo vetem te Shqiperise por edhe te Kosoves. Sigurisht Shqiperia eshte e interesuar te kete marredhenie shume te mira me Izraelin sic edhe i ka dhe i kishte edhe pa kete vizite idiote te Kryeministrit te saj i cili ka 20 vjet qe po mundohet ta perfshije vendin e tij ne konflikte e vatra konfliktesh qe nuk kane te bejne fare me te. Z. Berisha ka marre persiper rolin karagjoz te mbretit shallvaregjere Nikolles se Malit te Zi i cili perpara nje shekulli ne emer te Rusise moter merrte persiper te kercenonte me lufte cilindo shtet qe i dilte perpara
Deklarata me e bujshme e Berishes gjate qendrimet ndaj Iranit kjo e botuar nga nje gazete izraelite. Kjo gazete shkruan se Berisha eshte me pro shtetit Izraelit se ndonje vend tjeter. Ne metaforen e tyre ata e cilesojne Kryeministrin si nje sionist islam. A mendoni se me afrimin e marredhenieve me Tel Avivin Shqiperia duke mbajtur ane prish balancen me disa prej vendeve te botes arabe fare performance duhet te kryeje shteti shqiptar ne kete rast
Sigurisht Izraeli eshte shume i interesuar qe ta paraqese Shqiperine si nje shtet islamik i moderuar i cili ben diferencen me vendet arabe me te cilat Izraeli ka probleme e konflikte. Vizita e Berishes nga pikepamja e Izraelit do tia vlente thjesht edhe per te theksuar pro-izraelizmin e nje shteti mysliman ne nje kohe te re perplasjesh me vendet arabe madje edhe me nje tjeter vend islamik te moderuar Turqine me te cilen deri dje Izraeli ishte ne marredhenie me se normale. Berisha e dinte mire se nje nga qellimet e vizites se tij ishte te duronte pa bezajtur levdatat e bashkebiseduesve izraelite mbi vendin e tij mysliman por te moderuar. Ai nuk e hapi gojen per ti sqaruar miqte izraelite se Shqiperia eshte nje vend rigorozisht laik i percaktuar si i tille nga Kushtetuta e tij dhe ta quash Shqiperine nje vend islamik qofte edhe i moderuar do te thote te fyesh historine dhe bazat kushtetuese te ketij vendi. Por z. Berisha pertyp gjithcka qe i japin ka stomak te hekurt dhe keshtu Shqiperia u perdor edhe njehere per tu bere karshillek vendeve te tjera ndaj te cilave ajo nuk ka pse te ndaje te njejtat politika qe zbaton Izraeli ndaj tyre. E perseris ne do te vazhdonim te ishim miq me Izraelin edhe pa kete vizite te fundit ku Kryeministri mori persiper rolin e provokatorit ndaj vendeve te treta. Komentet ironike e tallese te shtypit te huaj per deklaratat e tij jane vetem njera ane e ceshtjes. Por ajo qe une shoh si teper serioze eshte se marredheniet e Shqiperise me koncertin e vendeve arabe madje edhe me Turqine e sigurisht me Iranin nuk do te jene me ato qe kane qene. Dhe kjo ne nje moment kur Shqiperia e Kosova kane nevoje me shume se kurre per mbeshtetjen e ketyre vendeve per njohjen e Kosoves. Perse kjo sakrifice per ti dhene nje mbeshtetje fare pa peshe qe nuk i ben pune as vete Izraelit Per te kerkuar njohjen e Kosoves nga ana e tij Nese behet fjale per kete a nuk do te ishte me e arsyeshme te kerkoheshin 40 njohje nga vendet arabe se sa nje vote e vetme nga Izraeli nevoje kishte Kryeministri i Shqiperise te rreshtohej aq fort perkrah Izraelit e te bente deklarata aq te forta ne drejtim te Palestines e te shtetit te pritshem te saj kur vete ai thote qe Shqiperia ne votimin per ceshtjen ne fjale ne OKB do te mbaje qendrim neutral d.m.th. do te abstenoje dreq djajsh trazojne mendjen e Kryeministrit tone kur kerkohet te thote ndonje gje te matur Pastaj si eshte e mundur qe pikerisht tani kur e gjithe bota arabe eshte perfshire nga ndryshime demokratike dhe kur edhe vete marredheniet e Izraelit me to priten te ndryshojne thelbesisht Berisha del ne skene per tu kapardisur si kokoshi maje plehut me nje kakarisje prej lufte te ftohte
Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike nder vite eshte kritikuar nje gje e tille nga opinioni publik ne lidhje me kete anetaresim. Si e shikoni ardhmerine e nje marredhenieje me shtetet islamike dhe organizata te tilla kur dihet se shpeshhere Tirana i ka kerkuar fonde. A duhet te rishihet pozicioni i Shqiperise ne OKI Konferencen Islamike
Jo vecanerisht sot nuk mendoj se duhet pare problemi i marredhenieve te Shqiperise me OKI. Ne vazhdojme te kemi nje status te vecante ne ate organizate anetaresia jone nuk eshte ratifikuar nga Kuvendi dhe vendimet e Konferences Islamike nuk jane detyruese per Shqiperine. Ne ate forum jane adaptuar shpesh qendrime ne favor te Shqiperise e te shqiptareve sic ishte rasti i luftes ne Kosove. Kujtoj se ka shume vende qe kane perfaqesuesit e vezhguesit e tyre ne kete Konference edhe pa qene vende anetare. Deri edhe Presidenti Bush ne vitin 2004 pra pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit kur marredheniet e SHBA-se me boten arabe njohen nje periudhe acarimi emeroi me shume buje nje perfaqesues te posacem te SHBA-se ne kete Konference. Ndaj me duket se ceshtja e prerjes se cdo marredhenie me kete organizate nuk do te sillte ndonje dobi ne kushtet tona dhe ne kushtet kur edhe forma e regjimit ne shume nga vendet arabe anetare te Konferences po ndryshon ne drejtim demokratik. Gjithsesi duke iu kthyer vizites se z. Berisha ne Izrael dhe deklaratave te tij te cartura nuk mund te mos mendoj se marredheniet e Shqiperise me Organizaten e Konferences Islamike jane demtuar ne menyre krejt te papershtatshme e te panevojshme.