Ramen nuk e njeh as WikiLeaks-i

Jo vetem zyrtaret e Pentagonit e te Departamentit te Shtetit por as oficeret e sigurise te nivelit te dyte te ambasadave amerikane ne rajon se kane pare te udhes ta permendin qofte edhe nje here emrin e Edi Rames ne raportimet e tyre per ceshtje te karakterit te rendesishem. Zbardhja e dosjeve te WikiLeaks tregon se Edvini ka mbetur nje politikan i krahine soc-komuniste te Shqiperise i cili seshte interesuar asnjehere per ceshtjen shqiptare situaten rajonale apo per interesa me te gjera. Nese Shqiperia eshte permendur ne keto dosje mbi 800 here dhe emri i Berishes permendet mbi 50 here diplomacia e SHBA e ka vleresuar Edi Ramen thjesht...me mosperfillje
Kemi tashme edhe nje prove tjeter te faktit se Edi Rama asnjehere seshte ngritur deri ne nivelin e burrit te shtetit ne nivelin e atyre njerezve qe marrin pergjegjesi persiper e imponohen ne marrjen e vendimeve qe kane rrjedhoja per nje komb. Edi Rama ka qe ne vitin 1990 qe sillet ne analet e politikes e te gazetarise si nje parveny si nje i katapultuar nga jashte ne deshperim per nje rol protagonisti por e gjithe kjo rropatje deri me tani eshte verifikuar ne zero te dhena nga qindra mije raportimet e agjencise Wiki Leaks e cila flet per raportimet amerikane mbi ceshtjet me sensitive. 800 raportime prej tyre mendohet se jane per Shqiperine dhe me shume se 50 here mendohet se eshte cituar politikani Sali Berisha per ceshtje te rendesise kombetare ceshtje me impakt rajonal apo per nderhyrje te tjera qe politikani me i njohur shqiptar i 20 viteve te fundit ka kryer lidhur me ceshtje te interesit global.
Mediat kane raportuar dy ditet e fundit lidhur me shpeshtesine e shfaqjes se politikaneve ne qindra mije raportimet e vjedhura nga WikiLeaks prej kompjutereve te administrates amerikane duke e lidhur kete shfaqje edhe me rendesine qe secili politikan paraqiste ne harten rajonale pra me valencen e tij politike.
Rasti e do te analizohet edhe shfaqja e Edi Rames ne keto dosje e politikanit qe ka synuar te zyrtarizohet ne politike qe ne 1990 me mbeshtetjen e gjithanshme te nomenklatures qe tentoi te themeloje nje opozite jozyrtare ndaj Sali Berishes si protagonist i shoqerise civile gjate viteve 92-97 e qe pas ketij viti u shfaq si minister i Kultures fillimisht e kryetar i bashkise se Tiranes per me shume se 12 vjet ne krye te politikes se majte. Nga viti 2005 ai u shfaq zyrtarisht edhe si lider i kesaj te majte kete here ne rolin e kryetarit te PS-se. Por ne keto 20 vjet protagonizem dhe qindra mijera dosje te raportuara nga administrata amerikane e te gjitha niveleve duke marre persiper shpeshhere edhe percimin e vullnetit te me shume se 50 perqind te shqiptareve Edi Rama mesohet se eshte permendur...zero here ne raportimet e WikiLeaks.
Rezultati ka njefare rendesie pasi analistet e kesaj faqeje interneti por edhe komentuesit e prestigjiozeve qe kishin marre ekskluzivitetin e publikimit te ketyre dosjeve theksojne se parimi kryesor i ndjekur per shkarkimin ne internet te dosjeve ishte rendesia e subjektit pra rendesia e ceshtjes per te cilen flitej karakteri vendimmarres i cfaredolloj teme e autoriteti apo edhe zberthimi i profileve te ndryshme gjithmone te nje rendesie te larte per publikun. Qe te gjitha keto percaktime e nxoren jashte loje Edi Ramen i cili packa se prej 20 vjetesh ne politike sishte perfshire kurre ne nje debat per orientimin e Shqiperise ne NATO apo ne BE per ngercet e ndryshme te situates se sigurise ne rajon apo qe te kishte dhene opinione te tjera me impakt lidhur me gjeopolitiken. Edi Rama ka qene gjithmone ne rendin e pare te politikes se Shqiperise dhe vazhdimisht ka tentuar te shpallet si kandidati potencial per ta drejtuar vendin por WikiLeaks eshte nje shembull i mire qe tregon edhe valencen e nje jopolitikani. Ne historine e kryetarit te bashkise se Tiranes mund te gjesh me shumice marredhenie te tij me biznesmene bllokim te industrise se ndertimit lobing per shkaterrimin e hartes arkitektonike te qytetit pamundesi per te pasur sovranitet ne marrjen e vendimeve si kryetar i Partise Socialiste inkoherence ne percaktimin e aksionit politik si kryetar i opozites se majte por asnjehere besueshmeri e qendrime qe e perfshijne liderin e opozites ne ate harte te interesit te SHBA-ve dhe te kancelarive perendimore. Qe te gjitha kane mbetur poshte ketij niveli prandaj edhe Edvini ka mbetur sot e gjithe diten nje politikan i krahines maksimumi i rajonit soc-komunist te Shqiperise por asnjehere nje lider rajonal apo nje politikan me interesa te gjera idete e te cilit duhet te degjohen e te merren parasysh. Kete mendim e percepton agjenda thellesisht terciare e takimeve nderkombetare te liderit te opozites por tashme e provon edhe lista qindra-mijeshe e dosjeve te WikiLeaks-it. Socialistet duhet ta dine se drejtuesin e tyre se kane ne konsiderate jo vetem drejtuesit e Departamentit te Shtetit por as oficeret e sherbimit te rangut te dyte ne ambasadat e rajonit perfshire edhe Tiranen te cilet ne raportimet e me shume se 12 viteve e kishin pare te udhes ta permendnin impaktin e ideve e te qendrimeve te tij ne plot...zero raste.
Por ska ndonje gje per tu cuditur. Mjaft te kujtosh harxhimin e energjive me mutacionin e hapjes se kutive per te kuptuar se ne rastin e Edvinit skemi te bejme me politike largpamese te ciles si shihen rezultatet por me nje patologji politike e cila ka nevoje te shkruhet ne nje epikrize fort komplekse.