Shpërndahen në Durrës 110 letërnjoftimet e para elektronike

Në qytetin e Durrësit ka nisur sot shpërndarja e 110 letërnjoftimeve të para elektronike, një dokument i rëndësishëm për standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Sekretari i përgjithshëm i prefekturës, Dilaver Tepelena tha se procesi i shpërndarjes së leternjoftimeve elektronikë ka nisur filimisht në zyrën përkatëse të rajonit administrativ nr 1, ku disa javë më parë qytetarët kryen dhe aplikimet e para. "Brenda kësaj jave shpërndarja e letërnjoftimeve elektronikë do të vijojë edhe në katër rajonet e tjera të qytetit të Durrësit, e më pas edhe në njësitë e tjera administrative të qarkut", tha ai. Tepelena shtoi se tashmë procesi i aplikimit ka nisur në gjashtë bashki dhe në shtatë komuna të qarkut të Durrësit. “Në komunat e Cudhisë, Bubqit dhe Niklës, mjediset janë gati dhe pritet instalimi i aparaturave nga ana e kompanisë”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i prefekturës së Durrësit, Dilaver Tepelena. Ndërkohë, burime nga Filiali i Postës thanë se në qarkun e Durrësit deri tani janë shitur mbi 40 mijë kupona për letërnjoftimet e reja elektronike. Paija e shtetasve me letërnjoftmin elektronik dhe pasaportën biometrike është një nga sfidat e qeverisë shqiptare. Këto mjete bashkëkohorë identifikimi, të pajisura me elementët maksimalë të sigurisë, do të jenë në shërbim të qytetarëvë shqiptarë edhe për lëvizjen e lirë të tyre në vendet e BE-së.
...