E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndahen notat edhe për tre mijë maturantë

Lista e dytë është afishuar nëpër shkollat ku ka pasur probleme të tilla. Notat e pjesës më të madhe të maturantëve janë shpërndarë më shumë së nja javë më parë, ndërkohë që pjesës tjetër iu shpërndanë vetëm dje.

Vonesat në publikimin e listës së notave të provimeve me zgjedhje, nuk u kanë sjellë asnjë problem maturantëve, pasi Ministria e Arsimit ka lënë afat disa ditë për të plotësuar formularin e lëndëve me zgjedhje.

Nuk dihet ende se pse janë shkaktuar vonesa të tilla, ndërkohë që dikasteri përkatës nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi këto vonesa prej dhjetë ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›