E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndahen protestuesit e fundit në Kajro

Ushtria e Egjiptit ka hapur rrugën në sheshin Tahrir të Kajros, duke shpërndarë protestuesit e mbetur, në përpjekje për të kthyer normalitetin pas 18 ditësh protesta.

Këto të fundit detyruan ish-presidentin Hosni Mubarak të largohet na pushteti pas 30 vitesh.

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura, i cili ka marrë drejtimin e vendit, do të takohet sot për të diskutuar situatën politike në vend.

Udhëheqësit ushtarakë nuk kanë dhënë ndonjë afat kohor për tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe demokratik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›