Shpërndahen të painkuadruarit
Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 22:00
Të martën në Beograd përfundoi takimi i ministrave të vendeve të painkuadruara, që u organizua me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, megjithëse vetë Serbia nuk është anëtare e kësaj lëvizjeje.
E gjithë kjo ngjarje e pakuptimtë, siç u vlerësua nga shumë analistë serbë, u organizua nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic.