Tragjedi mes çiftit shqiptar në Itali

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 22:11
Dy emigrantë shqiptarë janë gjetur të vdekur ditën e sotme në Itali. Bashkëshortët Pjetrin dhe Lindita Pjetri, janë grindur mes tyre. Pas kësaj grindjeje, burri ka mbytur gruan dhe më pas është vetëvarur.
Mediat italiane raportojnë se çifti kishte dy muaj që ishte divorcuar dhe kishin 2 fëmijë, njërin 3 vjeç dhe tjetrin 5 vjeç. Trupat e pajetë janë gjetur nga forcat e policisë italiane, të cilat janë njoftuar nga të afërmit e çiftit, të cilët kujdeseshin për fëmijët, ndërsa prindërit ishin në punë. (INA)