E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ulet me 0.25 përqind norma bazë e interesit

Banka e Shqipërisë ka ulur me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur atë në nivelin 4.25 përqind. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se ulja e normës bazë të interesit do të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit.

Ai ka theksuar më tej se aktiviteti ekonomik gjatë tre mujorit të parë të vitit ka pasur rritje të ngadalta ndërsa inflacioni gjatë muajit shkurt ka qënë 0.6 përqind që sipas tij në këndvështrimin makro-ekonomik prirja e inflacionit ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së mallrave në tregun botëror.

Guvernatori Fullani ka theksuar se buxheti i shtetit ka pasur një balancë pozitive ndërsa theksoi se eksportet vjetore kanë pësuar tkurrje ndërsa importet janë ngadalësuar me 4.5 përqind.

Kreu i Bankës së Shqipërisë ka theksuar se sistemi bankar ka të gjitha potencialet për një rritje të qëndrueshme. “Situata ekonomike është e paqartë dhe njëkoësisht ka detyruar aktorët e fuqishëm si institucionet kredituese të marrin masa shtrënguese për një kreditim më të thelluar që shkon krah për krah me zhvillimin e këtyre vendeve. Për ta parë pikturën e plotë duhet që bashkëpunimi biznes-bankë të rritet si dhe të rritet kërkesa, konsumi, të ketë një monitorim të situatës së prespektivës shqiptare dhe të institucioneve ndërkombëtare të kreditimit” ka theksuar Fullani.

Ai ka shtuar më tej se edhe pse qëndron një hendek, ekonomia shqiptare ka mundësi potenciale për një rritje të qëndrueshme më të lartë, në kushtet e mbajtjes nën kontroll të paramentrave fiskalë dhe nxitjes së treguesve ekonomik. “Shpresoj që situate të jetë në përmirësim duke bërë të mundur që investimet e huaja të jenë më të pranishme edhe gjatë vitit 2012” ka shtuar më tej Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›