Legalizimet, banesat qe rrezikojne te shemben
28/03/2012 Procesi i legalizimeve, cilat objekte rrezikojnë të shemben
Mjaft qytetarë, sidomos në Tiranë, edhe pse kanë marrë faturën financiare për të bërë pagesën për shtesën e pallatit që e kanë ndërtuar pa leje, nuk paguajnë. Në këtë mënyrë, ata penalizojnë të gjithë banorët e tjerë të pallatit. Këtë ngërç e pranon edhe drejtori i ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës, Kreshnik Bozho, i cili pranon se, fillimi i zbatimit të vendimit për pagesat me bono privatizimi do ta ulë dhe më tepër këtë faturë. “Dua t’iu drejtohem qytetarëve të paguajnë faturën e dërguar nga institucioni ynë, mos ta mbajnë në shtëpi, sepse nuk do të marrin lejen e legalizimit. Do të mendojmë një mekanizëm tjetër për ta. Ndoshta penalitete. Nuk mund të vazhdohet kështu”, u shpreh drejtori Bozho. Sipas tij, procesi po ecën me ritme të shpejta paralelisht në qytet dhe jashtë vijës së verdhë në të gjithë qarkun e Tiranës. Shumica e objekteve kanë kaluar në vendimet e Këshillit të Ministrave. “Janë 80 mijë leje në qarkun e Tiranës që do t’u shpërndahen qytetarëve. Çdo ditë pajisen pranë drejtorisë sonë 20-30 qytetarë me lejen e legalizimit, shumë të tjerë po njoftohen për të paguar faturat financiare, të tjerë për të shkuar tek noteri, grupet e punës janë në terren që po bëjnë azhornime atje ku nuk janë bërë, ose verifikime të tjera. Qindra qytetarë e kanë marrë lejen e legalizimit, të tjerët janë në fazën përfundimtare, kanë shkuar tek noteri, është thjesht procesi mekanik që po printohen lejet e legalizimit”, tha kreu i ALUIZNI-t për Tiranën, Bozho. Problemi i vetëm i evidentuar është mospagesa e faturave financiare, por që shumë shpejt sipas tij do t’i gjendet zgjidhja me qëllim që shpërndarja e 80 mijë lejeve të legalizimit të përfundojë brenda vitit. Sipas ligjit, nëse fatura financiare nuk paguhet brenda tri viteve, atëherë nisin penalitetet që shkojnë deri në shembjen e ndërtimit. Megjithatë, qytetarëve do t’u lihet gjithë koha e nevojshme në dispozicion dhe më pas do të merren vendime për këto raste. Megjithatë, me hyrjen në fuqi të ligjit të datës 4.2.2010 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar”, i cili u jep mundësi qytetarëve që kanë kryer pagesën e faturës financiare për legalizimin e objektit informal apo të shtesës së apartamentit, dhe që kanë paraqitur kërkesë me shkrim pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe brenda afatit të parashikuar, të kenë të drejtën e rimbursimit në të holla në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizimit. Qytetarët që plotësojnë këto kritere për të përfituar rimbursimin e pagesës së legalizimit të objektit informal do të njoftohen me shkrim nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, për hapjen e llogarive bankare dhe vlerën monetare për të cilën përfitojnë rimbursim. Kurse vetë personat që përfitojnë, janë të detyruar të bëjnë pagesën me bono privatizimi të vlerës së rimbursueshme dhe të dorëzojnë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe, dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e kësaj pagese brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit me shkrim. Sipas vendimit, moskryerja e pagesës me bono privatizimi, brenda afatit të përcaktuar prej 10 ditësh, sjell humbjen e së drejtës së rimbursimit të shumës respektive në para. Agjencia e Legalizimit për Qarkun e Tiranës do të përfundojë edhe dosjet për shtesat e pallateve të ndërtuara deri në vitin 1993, si dhe për pallatet e ndërtuar gjatë këtyre viteve, por që kanë dalë nga leja e ndërtimit. Kjo ka bërë që fluksi i punës të rritet ndjeshëm dhe numri i qytetarëve që kërkojnë sqarime është tepër i lartë. Për shkak të problemeve që kishte Drejtoria e Legalizimeve të Tiranës dhe ajo e përgjithshme u paralizua puna për gati 9 muaj, megjithatë gjithçka po i kthehet normalitetit.
Pagesat
Qytetarët që kanë legalizuar objektet informale për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha për sipërfaqe deri në 100 m² paguajnë 100 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 200 m² paguajnë 150 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 300 m² paguajnë 200 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 400 m² paguajnë 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 500 m² vetëm 400 mijë lekë. Kurse për pjesën e sipërfaqes mbi 500 m², sipas vlerës së tregut.
Biznesi
Në rastin kur ndërtimi pa leje që do të legalizohet ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, dhe ka sipërfaqe trualli mbi 500 metër katror, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë. Çmimi i tokës përcaktohet në bazë të metodologjisë së vlerës së pronave, e cila ka si synim të sjellë çmimin e pronës që do të shitet në vlerën e tregut në momentin që bëhet shitja.
Qyteti
Për sa i përket legalizimit brenda vijës së verdhë, çmimi i shitjes për parcelat ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale është për sipërfaqe deri në 100 m², 200 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 200 m², 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 300 m², 400 mijë lekë. Ndërsa për sipërfaqe mbi 300 m², sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono.
Shkeljet
Pas kontrollit që ka ushtruar Kontrolli i Lartë i Shtetit në tre drejtori rajonale, rezulton se janë më pak se 4% ata që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. Kështu nga 270 mijë aplikime, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4% janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 është kryer ky proces.