E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizia shpall tre ditë zie për viktimat e protestave

Tunizia ka shpallur tre ditë zie për viktimat e protestave që çuan në përmbysjen e presidentit Ben Ali.

Zyra për informim e qeverisë së përkohshme tha se shkollat dhe universitetet, të mbyllura nga java e kaluar, do të rihapen të hënën.

Autoritetet thanë se të paktën 78 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave. Ben Ali, i cili sundoi në Tunizi për 23 vjet, u largua për në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›