Shperthejne 2 mina, vriten 8 civile
Tete civile afgane, tre prej te cileve femije, u vrane pas shperthimit te dy minave prane kufirit me Pakistanin. Ne incidentin e djeshem, shperthimi i dy minave, gjithashtu demtoi rende nje automjet qe transportonte civile gjate nje rruge te paasfaltuar prane Spin Boldak, nje qytet ne provincen Kandahar. Shefi i policise se Kandaharit, Sayed Aqa Saqib, tha per agjencine Reuters, se minat ishin vendosur nga rebelet talebane. Sipas Reuters, "ata perdorin shpesh sulmet kamikaze dhe bombat artizanale ne fushaten e tyre kunder qeverise dhe trupave te huaja qe e mbeshtesin ate".